Fedarata e Futbollit të Maqedonisë ka gjobitur klubin e futbollit “Pelister” me 2500 euro për thirrjet antishqiptare në lojën me “Shkupin” më 26 gusht të këtij viti, raporton PortaliX.
Nga Federata e njoftuan PortalinX se vendimi është marrë disa ditë më parë por për arsye teknike nuk është publikuar në ueb faqen e tyre.
16 ditë më parë gjatë ndeshjes në terren neutral të dy ekipeve të futbollit, gjatë ndeshjes Pelister – Shkupi, e zhvilluar në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ishin regjistruar sharje dhe ofendime kundër shqiptarëve. Më pas komisioni disciplinor në FFM kishte nisur hetim. Hetim paralel kishte filluar edhe Ministria e Brendshme e cila ka deklaruar se nuk do të ketë aspak tolerancë për gjuhë të urrejtjes në asnjë formë, por ende nuk ka detaje nëse ndaj dikujt është ngritur kallëzim penal.
Në faqen zyrtare të Fejsbukut të ekipit të Pelisterit nuk u pa asnjë reagim ose kërkim falje për këtë ngjarje, ndërsa më 14 shtator “Pelisteri” përsëri do të luajë me një ekip shqiptar.PortaliX