Një vit qeverisje, Mexhiti: Tani fillon ndërtimi i një shteti ligjor, të fuqishëm

Shpërndaje

Shkruan: Izet Mexhiti

Një vit nuk është shumë, por mjafton për të parë drejtimin. Mjafton për të parë ndryshimet.
Qeverisjen e morëm në një kohë kur vendi ishte përmbytur nga krimi, korrupsioni, padrejtësia dhe harresa.
Vendosëm të mos ankohemi, por të veprojmë. Ta ndryshojmë dhe ta çojmë përpara vendin. Të punojmë për qytetarët tanë.
Për shqiptarët, për çdo komunitet, për çdo qytetar, për çdo familje, për çdo të ri e çdo të moshuar që ka pritur me vite të ndihet pjesë e barabartë e këtij shteti, ky vit ka qenë një kthesë.
Themelet e ndryshimit i hodhëm këtë vit të parë të qeverisjes. Tani fillon ndërtimi i një shteti ligjor, të fuqishëm e i bararabartë për të gjithë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme