Analisti politik, Florian Nesimi ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e festës shtetërore të 23 Tetorit, duke kujtuar një ngjarje nga viti 2014 që lidhet me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).
Sipas Nesimit, në atë kohë BDI-ja kishte propozuar që luani, simboli i partisë VMRO-DPMNE, të bëhej stemë zyrtare e Republikës së Maqedonisë. Ai shton se partia shqiptare kishte shkuar edhe më tej, duke paguar disa analistë nga Shqipëria që të deklaronin se “luani është simbol i shqiptarëve”.
“BDI në të kaluarën asnjëherë nuk ka pasur guximin të kundërshtojë VMRO-në, dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen,” ka shkruar Nesimi, duke nënvizuar se qëndrimi i partisë ndaj partnerëve të saj maqedonas ka qenë i njëanshëm edhe historikisht.
Ky reagim i Nesimit vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm për simbolet shtetërore dhe rolin e partive shqiptare në përcaktimin e identitetit institucional të vendit.
