Nesër seanca konstituive e kuvendit, këto janë 4 pikat e rendit të ditës

Shpërndaje

Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00.

Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin këto pika:

-Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,-Betimi i deputetëve,
-Zgjedhja e kryetarit të kuvendit,
-Zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.

Pritet që kjo seancë të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të kuvendit, përfshirë pozitën e kryetarit, që tashmë ka zgjuar interes të madh politik dhe publik.

Kuvendi fton të gjithë deputetët e zgjedhur që të marrin pjesë në këtë seancë të rëndësishme, e cila shënon nisjen zyrtare të punës së legjislaturës së re.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme