Ndeshja kundër Breras – Adili: Jemi të fokusuar dhe të përgatitur!

Shpërndaje

Pas ndeshjes pozitive në Gjevgjeli dhe fitores së ndeshjes në kuadër të Kupës, ekipi rikthehet në ndeshjeve kampionale.

Ndeshja e rradhës është kundër Breras në Strumicë. Xhihan Adili – futbollisti që ka shënuar në ndeshjen paraprake ka thënë se ndeshja kundër Breras është e rëndësishme dhe se për të më e rëndësishme është rezultati pozitiv i ekipit e jo statistikat personale.

“Jam i lumtur që shënova në ndeshjen e Kupës, por për mua më e rëndësishme është performanca e skuadrës. Prioriteti im mbetet gjithmonë që të jap maksimumin. E kemi analizuar kundërshtarin, e njohim Breran edhe nga ndeshja miqësore që zhvilluam para fillimit të sezonit, por kjo tashmë është një sfidë krejt tjetër, më serioze dhe më konkurruese. Presim një ndeshje të fortë dhe e dimë që duhet të japim maksimumin për të marrë rezultat pozitiv”, ka deklaruar Adili për faqen zyrtare të klubit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme