Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka nënshkruar Planin e veprimit i cili pason pas Memorandumit për Bashkëpunim me Hungarinë, të cilin me ministrin Boka e nënshkruam në Shkup. Murtezani gjithashtu ka treguar rëndësinë e këtij Memorandumi me Hungarinë.
“Ky nuk është vetëm dokument – këto janë katër hapa shumë konkretë të cilat do të na ndihmojnë në:
shfrytëzimin më të ire të fondeve;
ndërtimin e sistemit për menaxhimin me kriza;
qasjen më të lehtë në tregun e përbashkët;
dhe mbështetje për bujqësinë”, ka shkruar Murteznai.
Ai ka shtuar se do të vazhdohet më tutje dhe me rezultate edhe më të mira.