Muhamed Ali: BDI kontrolloi për 22 vite QMK-në, shqiptarët të padukshëm në strukturat lokale

Shpërndaje

Search
SYLA GROUP
Zyrtare.net
Zyrtare.net
LajmeMuhamed Ali: BDI kontrolloi për 22 vite QMK-në, shqiptarët të padukshëm në strukturat lokalePublished 4 minutes ago on 18/06/2025By redaksia2

ShareTweet
7
SHPËRNDARJE!
SHPËRNDAJE!
Tweet
Drejtori aktual i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe kuadër i VLEN-it, Muhamed Ali, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kritikave të BDI-së për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet. Ai thekson se është absurde që BDI, pas dy dekadash pushtet të pandërprerë, sot flet për barazi institucionale.

“Nga viti 2002 deri më 2024, BDI ka qenë pjesë konstante e qeverisë dhe për gjithë këtë kohë, Qendra për Menaxhim me Kriza ka qenë e udhëhequr nga kuadro shqiptarë të propozuar nga vetë kjo parti. Megjithatë, në qytetet me shumicë shqiptare si Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër, Kumanovë dhe në pesë njësitë e Shkupit, nuk është emëruar asnjë shqiptar në krye të strukturave lokale të kësaj qendre,” shkruan Ali.

Sipas tij, kjo tregon se BDI kurrë nuk ka pasur qëllim të vërtetë për barazi reale, por vetëm interes për kontroll politik dhe rehati pushteti.

“Tani, kur nuk janë më në krye të institucionit, kanë filluar të flasin për përjashtim dhe barazi. Ku ishte kjo ndjeshmëri për 22 vite? Ku ishte kjo ‘luftë për drejtësi’ kur vetë i kishin vendimet në dorë?”, pyet drejtori i QMK-së.

Ai siguron qytetarët shqiptarë se me VLEN-in në qeverisje, do të ketë përfaqësim të denjë dhe real, jo vetëm në retorikë, por në vendimmarrje konkrete.

“Mos u shqetësoni për të drejtat e shqiptarëve – për fatin e tyre kujdeset VLEN. Kuadrot tona po avancohen me përvojë, profesionalizëm dhe dinjitet. Me ne nuk do të ketë më bashkëpunëtor të rinj me 20 vjet përvojë pune”, përfundon reagimin e tij Muhamed Ali.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme