Në horizont janë disa rregulla, detyrime dhe gjoba të reja për pjesëmarrësit në komunikacion. Të gjitha këto janë pjesë e projekt-ndryshimeve në Ligjin për sigurinë në rrafikun rrugor.
Një nga risitë më të reja, sipas projekt-ndryshimeve të publikuara publikisht, është vendosja e gjobave për përdorim të pajisjeve elektronike për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, e jo si deri tani – vetëm për shoferët e automobilave, kamionëve dhe autobusëve.
Krahas vendosjes së kundërvajtjeve të reja, ndryshim i madh po bëhet edhe në pjesën e kundërvajtjeve të rënda në komunikacion.
Ndryshimet e reja të Ligjit parashikojnë ashpërsim të gjobave për kalim në semafor të kuq ose të verdhë. Deri tani për kundërvajtje të tillë pasonte gjobë prej 250 euro, ndërsa tani kësaj gjobe i shtohet edhe marrje e patent shoferit prej tre deri në 12 muaj.
Asjhpërsim ka edhe për personat të cilëve u është shqiptuar sanksion – ndërprerje e vlefshmërisë së patent shoferit. Deri tani ata persona duhej të prisnin më së paku gjashtë muaj para se të munden që sërish të drejtojnë automjetin e tyre nga kategoria e njëjtë. Me ndryshimet, ky afat rritet: “Kryerësi, të cilit i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ndërprerje e vlefshmërisë së patent shoferit nuk mund të fillojë procedurë për dhënie të provimit për shofer për kategorinë e njëjtë para skadimit të 12 muajve nga dita e ndërprerjes së vlefshmërisë së patent shoferit”, thuhet në projekt-ndryshimet.
Risi në ndryshimet janë edhe shtrenjtimet minimale të disa gjobave.
Nga të tanishmet 45 në 50 euro shtrenjtohet kundërvajtja – drejtim i automobilit me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h më e lartë nga të caktuarat e deritanishme 50 kilometra në orë. Nga 10 në 15, madje, për vozitje deri në 10 km/h më shpejtë nga e lejuara. Nga 45 në 50 euro shtrenjtohet edhe drejtimi i automobilit me shpejtësi prej 10 deri 30 km/h më lartë nga e përcaktuara në rrugë publike jashtë vendbanimit.
Me ndryshimet rregullohet edhe pranimi i fajit në vend të dikujt tjetër. Gjoba për pranim kundërligjor të fajit do të jetë 500 euro.
Planifikohet që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi gradualisht – një pjesë nga tetori i këtij viti, ndërsa të tjerat nga janari i vitit 2026.