Edhe pse Arben Taravari u mundua ti arsyetojë mungesat e Salim Sulejmanit dhe Arben Fetait në mbledhjen e djeshme, informacionet jo zurtare të Gjurme.info, thonë se dyshja si dhe një pjesë e madhe e kryesisë dhe anëtarësisë pritet t’í kthejnë shpinën Arben Taravarit.
Kjo pasi ata nuk pajtohen me vendimin e tij për të dalë nga VLEN dhe për të braktisur Qeverinë.
Sulejmani dhe Fetai këtë e dëshmuan edhe dje duke mos marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë në të cilën u morr vendimi për dalje nga Qeveria.
Sipas shumicës së antarësisë me këtë veprim Taravari është duke u përgatitur për të bashkëpunuar me BDI-në.
E pikërisht afërsia me BDI-në ka bërë që Fetai dhe sulejmani të mos marrin pjesë në këtë mbledhje.
Kundër vendimit për dalje nga Qeveria dhe braktisje të VLEN ka dalë edhe kryetarja e Forumit të Gruas, dega Çair
Informacionet e Gjurme.info thonë se Sulejmani për më tepër po edhe disa deputet të tjerë edhe nga Fronti Europian, pritet ta votojnë Bekim Qokun për koordinator të VLEN dhe kështu të mbesin pjesë e grupit parlamentarë./gjurme.info/