Ministri Murtezani për vizitë pune në Bruksel

Shpërndaje

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.

Siç thuhet në kumtesë, në kuadër të vizitës, ministri Murtezani do të zhvillojë takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe zgjerim (DG ENEST), në të cilat është paraparë të diskutohet statusi aktual i procesit të integrimit evropian, progresi në zbatimin e Agjendës reformuese, si dhe aktivitetet lidhur me Planin e rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Në takime do të diskutohen reformat në fushat e sundimit të së drejtës, administratës publike, mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve, digjitalizimit dhe tranzicionit energjetik.

Gjithashtu do të trajtohen çështjet lidhur me finalizimin e Udhërrëfyesve për sundimin e së drejtës dhe reformat në administratën publike, progresin me përdorimin e IPA III, si dhe hapat e ardhshëm në kuadër të përafrimit ekonomik dhe aderimit drejt tregut të përbashkët të BE-së.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme