Ministri Limani në takim me përfaqësues të shoqatës së kopshteve private “Polet”

Shpërndaje

Ministri i Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë ka njoftuar se është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Kopshteve private për fëmijë “Polet” – partnerë me të cilët sipas Limanit ndajmë misionin e përbashkët: kujdesin dhe edukimin cilësor për më të vegjlit!

Limani njoftoi se në takim është diskutuar hapur për sfidat aktuale në edukimin dhe arsimin parashkollor, duke vënë theks të veçantë në nevojën për përmirësim të kuadrit ligjor.

“Diskutuam hapur për sfidat aktuale në edukimin dhe arsimin parashkollor, duke vënë theks të veçantë në nevojën për përmirësim të kuadrit ligjor, licencimin e stafit, si dhe krijimin e kushteve për përfshirje më të madhe të fëmijëve në institucionet private me mbështetje nga shteti.

U pajtuam se vetëm përmes bashkëpunimit mund të krijojmë një sistem që do t’u përgjigjet nevojave të fëmijëve, prindërve dhe institucioneve edukativo-kulturore. Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini mbetet e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve për fëmijët, sepse kujdesi për ta është kujdes për të ardhmen tonë”, ka njoftuar Limani.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme