Ministri i Ekonomisë dhe Punë, Besar Durmishi ka pritur në takim sot ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Fatih Ullusoy.
Për këtë takim ka shkruar vet Durmishi i cili mes tjerash ka thënë se fokusi kryesor ishte te tregtia e jashtme dhe mundësitë konkrete për promovimin e prodhimeve tona vendore në tregun turk, njofton gjurme.info.
Reagimi i plotë
Sot prita në takim ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, z. Fatih Ulusoy, me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur dhe miqësore për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Fokusi kryesor ishte te tregtia e jashtme dhe mundësitë konkrete për promovimin e prodhimeve tona vendore në tregun turk. Prezantova disa ide dhe projekte që synojnë të ndihmojnë prodhuesit tanë dhe të hapin rrugë të reja për eksportin.
Diskutuam gjithashtu për një program të përbashkët që planifikojmë ta mbajmë në Ankara gjatë muajit korrik, një nismë që do të lidhë më ngushtë ekonomitë tona dhe do të sjellë përfitime të ndjeshme për të dy palët. Ambasadori Ulusoy shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë në Koçan dhe solidaritetin me familjet e viktimave, gjë që e vlerësova sinqerisht.
Takime të tilla janë pjesë e punës sonë të përditshme për të hapur dyer të reja dhe për të shtyrë përpara çështjet që kanë rëndësi për ekonominë dhe qytetarët.