Mimoza Musa nuk tradhtoj besimin e 107 mijë shqiptarëve

Shpërndaje

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Mimoza Musa, ka bërë të qartë pozicionin e saj politik, duke u distancuar nga vendimi i Arben Taravarit për të bashkuar forcat me BDI-në. Në një deklaratë publike, ajo thekson qartë se mbetet pjesë e koalicionit opozitar VLEN dhe se nuk do ta tradhtojë besimin e qytetarëve që ia dhanë mandatin.

“Një vit më parë, më 8 maj, mora besimin e mbi 107 mijë shqiptarëve si deputete e Aleancës për Shqiptarët, në listën e koalicionit VLEN. Ky mandat nuk është thjesht një numër, është zëri i një populli të lodhur nga mbi 20 vite pushtet i BDI-së dhe që kërkon me ngulm ndryshim”, deklaron Musa.

Ajo shton se, pavarësisht klimës së trazuar politike, ajo mbetet e vendosur në rrugën e ndryshimit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme