Mickoski porosi Taravarit para takimit: I ke vetëm dy opsione – ose je në Qeveri reformuese ose je me kriminelët!

Shpërndaje

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se pret një takim me Arben Taravarin në orën 17:00 në n Qeverisë për të diskutuar zhvillimet aktuale politike.

Sipas tij, Taravari ndodhet përpara një vendimi të rëndësishëm: të qëndrojë me një Qeveri që synon reforma ose të zgjedhë bashkëpunimin me forcat politike që, sipas Mickoskit,

“Për më shumë se dy dekada e kriminalizuan dhe shkatërruan shtetin”.Do të dëshiroja të dëgjoj si mendon z. Taravari për zhvillimet e fundit. Për mua, ka vetëm dy opsione: njëra është kjo Qeveri që ofron reforma, ndryshim dhe rezultate për qytetarët. Tjetra është opsioni i koalicioneve të vjetra, që kanë rrënuar institucionet dhe kanë kriminalizuar shtetin për më shumë se 20 vjet. Nuk shoh ndonjë opsion të tretë”, tha Mickoski.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme