Do të mbyllen 173 kazino online. Autoritetet bëjnë thirrje tek të gjithë përdoruesit në faqet ilegale që sa më shpejt të tërheqin të gjitha paratë e depozituara dhe të mos bien pre e emaileve të rreme që marrin nga këto faqe. Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se ligji për lojërat e fatit është gati dhe shpreson që do t’u japë fund lojërave ilegale.
“Ligji i lojërave të fatit pas përpunimit disamujor dhe harmonizimit të tij është gati, pres që këtë muaj të jetë i plotë, ta kalojë Qeveria procedurën qeveritare, më pas të kalojë në Kuvend, do të ketë shumë ndryshime, shumë risi dhe pres që ky lloj i klubeve me aparate, të ulet pas miratimit të ligjit”, deklaroi Hristian Mickoski- kryeministër. /Alsat.mk