Mickoski: Ahmeti jeton në të kaluarën, rreth tij ka milionerë që u pasuruan në kurriz të popullit

Shpërndaje

Për fat të keq, zoti Ahmeti ende jeton në të kaluarën, sepse nëse do të jetonte në të tashmen, do të mund të shihte dallimin e madh material mes të kaluarës dhe njerëzve të së kaluarës dhe të tashmes, ku ai tashmë është në opozitë, por rreth tij ka shumë milionerë që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Nëse Ahmeti është i mençur siç pretendohet, ai do të nxjerrë një mësim dhe në vend që të kërcënojë, do të bëjë reforma strukturore, programore dhe kadrovike në partinë e tij, dhe me fytyra të reja e me një program të ri do të dalë para qytetarëve të Maqedonisë për të kërkuar besimin. Për disa muaj kemi zgjedhjet lokale, për më pak se pesë muaj nis fushata dhe qytetarët do të thonë se cilës parti ia japin besimin. Pastaj, mbi bazën e këtyre rezultateve, mund të nxjerrim përfundime nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, theksoi Mickoski.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme