Izet Mexhiti nga VLEN ka komentuar statuset në Facebook të Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit, të cilët kritikojnë përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione, në kuadër të qeverisjes së VLEN, përcjell TV21. Sipas Mexhitit, VLEN-i në një vjet qeverisje, ka tejkaluar periudhën kur BDI ka realizuar më së shumti punësime.
“Nga mos-pasja e vizionit, programit dhe argumenteve dalin me deklarata paushalle se gjendja e shqiptarëve nuk ka qenë më keq asnjëherë, mirëpo pa dhënë argumente se ku ka degraduar çështja shqiptare. E para, këtë një vit për dallim nga ata nuk ka asnjë aferë korruptive të eksponentëve të qeverisë, por edhe të eksponentëve shqiptarë, siç ishte karakteristikë e z.Bujarit, z.Taravarit dhe të tjerëve, e dyta, nëse e kanë te punësimet, edhe njëherë e potencoj, le ta zgjedhin vitin kur kanë pasur zenitin e punësimeve në këto 20 vite, ti krahasojmë me punësimet që i bën VLEN-i vetëm brenda një viti, kur e kemi fjalën te përfaqësimi adekuat, përveç se e kemi tejkaluar zenitin, nëse ata kanë bërë brenda një viti një numër të konsiderueshëm, hajde të dalim dhe të krahasojmë ato sesa shqiptarë janë punësuar në kohë e tyre, sa në kohën tonë, mos të flas për avancimet e 800 shqiptarëve në administratën publike dhe shtetërore”, deklaroi Mexhiti./tv21.tv