Mexhiti: VLEN është fryma e bashkimit, nuk ka triumfalizëm

Shpërndaje

Pas lajmit se Salim Sulejmani, deputet i ASH-së së Taravarit ka dhënë dorëheqje duke mos pranuar kështu tradhëtinë që Taravari i béri VLEN-it, ka reaguar zv. Kryeministri Izet Mexhiti duke thënë se VLEN është fryma e bashkimit, njofton gjurme.info.

Për Mexhitin kjo është një betejë për parime., nuk ka triumfalizëm dhe në fund fitojnë shqiptarët.

Shton se VLEN është organizata politike e cila reflekton thirrjen e secilit shqiptar

Reagimi i plotë:

VLEN është fryma e bashkimit.
VLEN është bashkimi rreth ndryshimit.
VLEN është organizata politike e cila reflekton thirrjen e secilit shqiptar e shqiptare për përfaqësim politik cilësor, parimor dhe të ndershëm.

VLEN është antipod i politikanëve të së shkuarës që kanë ndërtuar karriera me intriga, përçarje e komplote.

VLEN është vlera. Dhe nga VLEN iku antivlera.

Aleanca, Besa, Alternativa dhe Lëvizja bashkarisht janë VLEN, dhe VLEN vazhdon të jetë bashkimi i frymës së re karshi të vjetrës.

Kjo është një betejë për parime. Nuk ka triumfalizëm. Në fund fitojnë shqiptarët.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme