Shkruan: Izet Mexhiti – Zv. Kryeministër
Urime Shkëndisë së Haraçinës për ngjitjen në Ligën e Dytë!
Suksesi i Shkëndisë së Haraçinës në ngjitjen drejt Ligës së Dytë është dëshmi e një organizimi të mirëfilltë, përkushtimit të palodhur të klubit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve të zjarrtë të Haraçinës.
Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt rikthimit aty ku i takon, në elitën e futbollit, në Ligën e Parë.
Urime drejtuesve të klubit, trajnerëve, lojtarëve dhe mbi të gjithë tifozëve që punuan dhe besuan për këtë arritje.
Uroj që sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i suksesshëm dhe Shkëndia e Haraçinës të rikthehet në majat e futbollit vendor.