Mexhiti porosi Taravarit: Ti nuk je heroi i kësaj historie, ti je dëshpërimi i çdo shqiptari

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i ka reaguar Arben Tatavarit pasi ky i fundit vendosi ta braktis koalicionin dhe të del në opozitë.

Sipas Mexhitit, Taravari le që nuk solli ndryshim për më tepër e pengoi atë, raporton gjurme.info

Mexhiti ka thënë se Taravari nuk e braktisi por e tradhëtoi Qeverinë.

Shton se Tatavari nuk po kthehet tek populli siç pretendon por sipas Mexhitit ai po kthehet tek “lista e zezë”.

Reagimi i plotë:

– Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.
– Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.
– Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.
– Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së.
– Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari- intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua- ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.

VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim.

Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme