Mexhiti i kujton Taravarit: Fjala e dhënë — besa — është një nga shtyllat kryesore të kodit të nderit

Shpërndaje

Zëvendës kryeministri i parë, Izet Mexhiti përmes një statusi në “Facebook”, ka folur për rëndësinë e fjalës dhe Besës.

Sipas Mexhitit, Besa është  besimi, ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë.

Me këtë status Mexhiti siduket i ka përkujtuar Taravarit, besën dhe fjalën e dhënë para qytetarëve në zgjedhjet parlamentare.

Fjala e dhënë — besa — është një nga shtyllat kryesore të kodit të nderit ndër shqiptarë. Besa është  besimi, ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë. Një njeri që jep besën, është lidhur moralisht dhe shpirtërisht për ta mbajtur atë premtim, edhe nëse kjo do t’i kushtojë shumë.

Kur shkilet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate një mujore.

 

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme