Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se sot në qytetin e Strugës së bashku me deputetin e VLEN, Bekim Qoku kanë takuar Ivo Kason, kandidatin për deputet dhe bartësin e listës së Partisë Demokratike në Zonën e Korçës.
Sipas Mexhitit, ky ishte takim vëllazërorë. Njofton se së bashku me Qokun kanë shprehur përkrahjen tonë për përfaqësuesit që mishërojnë vlerat e ndershmërisë, transparencës dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.
“Bashkëpunimi ndërshqiptar është më shumë se një dëshirë, është një domosdoshmëri kur synojmë një qëllim të përbashkët: përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë përgjegjësi politike”, ka shkruar Mexhiti.