Mexhiti: Dëshmorët janë busulla e atdheut e kurora e kombit

Shpërndaje

Zëvendëkryeministri i parë Izet Mexhiti me rastin e ditës së Dëshmorëve ka thënë se çdo 5 Maj, si popull përkujtojmë me mirënjohje e përulësi dëshmorët e kombit tonë, të cilët u flijuan për idealet e lirisë e barazisë.

Mexhiti thotë se me 5 maj përkujtojmë ata që nuk kursyen as jetën për të mirën e kombit.

“Çdo 5 Maj, ne përkujtojmë me mirënjohje e përulësi dëshmorët e kombit tonë, të cilët u flijuan për idealet e lirisë e barazisë kombëtare. Dëshmorët janë busulla e atdheut e kurora e kombit, që na orientojnë sot e përgjithmonë në rrugën tonë drejt së ardhmes e përparimit. Duke qenë flakadanët e lirisë, veprat e dëshmorëve janë dëshmi e gjallë e sakrificës dhe udhërrëfyes të përhershëm. Lufta e tyre për liri, drejtësi dhe barazi është një amanet që na obligon të punojmë përçdo ditë dhe të ecim përpara me dinjitet. Në këtë rrugëtim vazhdojmë me përkushtimin maksimal për të mbrojtur, mbështetur dhe siguruar familjet e dëshmorëve, si pjesa më e ndritur dhe më e nderuar e shoqërisë tonë. Ky rrugëtim nuk do të ndalojë kurrë!”, ka shkruar Mexhiti.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme