Mërgimtari nga Likova, Bardhil Isaki nga Likova ka reaguar kundër Arben Taravarit dhe vendimit të tij për të bashkëpunuar me BDI-në dhe për të dalë nga VLEN.
Isaki në një shkrim në “Facebook”, ka kujtuar se në vitin 2024 e ka pritur në konak Taravarin dhe ky i fundit u ka dhënë fjalën se nuk do ta dërgojë dhe nuk do të bashkëpunojë me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Isaki ka drejtuar një varg pyetjesh në adresë të Arben Taravarit.
Isaki kritika ka pasur edhe për deputetin e zonës, Rijad Shaqiri.