Daut Memishi nga Lëvizja BESA që është pjesë e VLEN-it pasi e ka dëgjuar deklaratën e nënkryetarit të ASH-së, Nazim Taipit ka bërë një postim në facebook, informon portali “tetova1”.
Memishi shkruan:
Dëgjova deklaratën e mikut tim, njëherit edhe ish partnerë i koalicionit VLEN se “partia” e tij (pa vula) e përbën 50% të koalicionit VLEN. Nuk e di se ku i kanë realizuar këto anketa. Sugjerim miqësor, dil dhe shihi strukturat e partisë tënde në Tearcë dhe në vendbanimet tjera, se sa të dëshpëruar i ke me tradhëtinë e fundit që ua bëtë ju, ku na besuan 107 mijë votues, na besuan ndryshimin dhe ju atë ndryshim dëshironi ta njëllosni, duke shkuar në përqafimin e BDI-së. Shumë keq për ju, e shumë mirë për shqiptarët.
Ju urojmë vetëm sukses, elektorati juaj është anti-podi i BDI-së, por matësi më i mirë janë zgjedhjet, e vlerësuesi më i mirë është populli.