Profesori dhe analisti, Sulejman Mehazi përmes një shkrimi i ka reaguar kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Duke cituar fjalët e Taravarit, ku thot se, ‘Ne jemi Aleanca për Shqiptarët, që punon vetëm në interes të njerëzve!”. Mehazi ka thënë se Ministri Shëndetësisë, Arben Taravari, ua ka luajtur njerëzve të sëmurë, i ka rritur çmimet e ilaçeve përtej logjikës.
Sipas Mehazit, Taravari me llafe punon për njerëzit, në anën tjeter ua fut çmimet astronomike
“Po e saktë, Ministri Shëndetësisë, Taravari, ua ka luajtur njerëzve të sëmurë, i ka rritur çmimet e ilaçeve përtej logjikës sa që “njerëzit” që mendon ai nuk kanë lekë për ilaçe. Me llafe punon për njerëzit, në anën tjeter ua fut çmimet astronomike ilaçeve sa që ilaçet të jenë më të shtrejta sesa rroga e “njerëzve” të Taravarit”, ka shkruar Mehazi.