Ndonse kreu i Aleancës pêr Shqiptarët, Arben Taravari është takuar dhe shtrënguar duart si shenjë e një koalicioni me Ali Ahmetin, këtë të fundit e ka kundërshtuar ashpër, Arben Fetai, zëvendës kryeministër në Qeverinë, VLEN.
Komenti j Fetait i publikuar në “Favebook” ka të bëjë me mënyrën se si Ahmeyi flet për Medresenë.
Sipas Fetait, Ahmetit i janë përzier ndjenjat kombëtare dhe fetare.
Fetai thotë se Ahmeti ska të drejtë të ankohet sepse është partia e tij ajo që zgjodhi gjykatësit e gjykatës kushtethese të cilë dit më parë anuluan vendim e Qeverisë lidhur me medresenë.
Reagimi i.plotë:
Partia, liderit të së cilës i janë përzier kombi dhe feja, po kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese – gjyqtarët e së cilës i ka zgjedhur vetë kjo parti – për anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e pëlqimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në Kondovë.
Për të sqaruar opinionin publik: vendimi i propozuar nga MASH ka hyrë në procedurë qeveritare në kohën e BDI-së, në fund të nëntorit 2023. Në fillim të dhjetorit të po atij viti, Qeveria, nën udhëheqjen e Dimitar Kovaçevskit, e ka hequr këtë pikë nga rendi i ditës, bazuar në raportin e Komisionit për Resurse Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm dhe në mendimin e Sekretariatit për Legjislacion të Qeverisë, i cili thotë se: “nuk janë përcaktuar mundësi ligjore që BFI në RMV të themelojë shkollë të mesme private në të cilën do të organizohet dhe realizohet mësim për arsimin e mesëm të gjimnazit.”
Më 26 mars 2024, kur kryeministër teknik ishte Talat Xhaferi, propozim vendimi i MASH u rikthye si pikë shtesë në mbledhjen e Qeverisë dhe u miratua, krahas mendimit negativ të Sekretariatit për Legjislacion. Pra, kjo përbën një tjetër mashtrim të BDI-së ndaj popullit dhe besimtarëve myslimanë, me qëllimin e vetëm: përfitimin elektoral.