Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të vihet në rendin e ditës të seancës parlamentare të planifikuar për 12 qershor, konfirmoi kryeministri Hristijan Mickoski. Azir Aliu, ish-ministër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, është propozuar për këtë pozicion.
Kryeministri theksoi se po bëhen përpjekje që seanca parlamentare për zgjedhjen e Aliut të mbahet më herët, siç është 5 ose 9 qershori, nëse parlamenti arrin të organizohet.
“Për fat të keq, sot është një ditë e tillë, kështu që nuk mund të vihet papritur në rendin e ditës. Po përpiqemi të arrijmë disi sukses para 12 qershorit, kur është caktuar seanca e radhës. Nëse ia dalim, janë dhënë dy data si opsione në qershor – 5 dhe 9, por le të shohim nëse parlamenti arrin të organizohet vdhe pastaj të caktojë një seancë, nëse jo, më 12 qershor Ministri i Shëndetësisë dhe zëvendësministrat do të jenë gjithashtu pjesë e rendit të ditës”, tha Mickoskinë një konferencë për shtyp në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Vendimi për emërimin e Azir Aliut u mor javën e kaluar dhe propozimi, siç tha Mickoski, iu dorëzua Parlamentit të premten.
Azir Aliu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, parti që vendosi për largim në opozitë, megjithatë një pjesë e anëtarëve të Qeverisë nga radhët e saj ishin kundër dhe vazhduan të mbeten në Qeveri.
Arben Taravari, ish-ministër i Shëndetësisë dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni më. 25 maj Dorëheqja e tij erdhi pasi mosmarrëveshjeve që kishte me partnerët e koalicionit VLEN rreth kandidatëve për zgjedhjet lokale, pas çka Aleanca për Shqiptarët e Taravarit i ndau rrugët me partitë e tjera të këtij koalicioni.
Ndërkaq në mbledhjen e 12 majit partia e Taravarit vendosi që të largohet edhe nga qeveria. Taravari theksoi se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “balansuesit”, duke theksuar se vazhdimisht është premtuar se do të sillet ligji për përfaqësimin adekuat, por nuk ka diçka konkrete. (portalb.mk)