Ka filluar mbledhja e Aleancës për shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari. Veç Arben Fetait që është fakt I ditur e i cili ka vendosur të bojkotoj mbledhjen e sotme ku pritet të merret vendimi për daljen e ASH-së nga Qeveria po edhe nga VLEN, këtë mbledhje e ka bojkotuar edhe një deputet i këtij fraksioni, njofton gjurme.info.
Bëhet fjalë për Salim Sulejmanin, deputet nën llogo të VLEN i cili me shumë gjasë nuk pajtohet me venidmin e Taravarit për prishje të VLEN.
Në mbledhje nuk merr pjesë edhe deputeti tjetër, Halil Snopçe megjithatë mësohet se ai është në udhëtim zyrtarë në Shqipëri.
Ajo që për momentin është e sigurtë është se me vendimin e Taravarit nuk pajtohet Fetai po edhe Sulejmani që me siguri nuk do të dalë nga VLEN dhe për coordinator të grupit parlamentarë do e mbështes propozimin e VLEN që poashtu vjen nga Struga, Bekim Qoku./gjurme.info/