MAPAS për herë të parë me kryetar shqiptar, Bajrami i VLEN merr pozicionin e rëndësishëm

Shpërndaje

Remzi Bajrami i propozuar nga VLEN është zgjedhur për kryetar (drejtor) në Këshillin e ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), njofton gjyrme.info.

Bajrami është shqiptari i parë që udhëheq këtë institucion kaq të rëndësishëm.

Në këtë pozitë erdhi pasi Kuvendi shkarkoi paraardhësin e tij me 58 vota “pro” dhe 18 “kundër”.

Emrimin e tij nuk e ka pranuar Lidhja Social Demokrate megjithatë, deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi në një replikë në Kuvend tha se Bajrami ka përfunduar dy fakultet nga të cilat njërin e ka kryer në vitin 2009. Azizi siguroi se Bajrami do të udhëheq më mirë institucionin se kryetari i mëparshëm Maksut Ali./gjurme.info/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme