Futbollistët e Liverpool mposhtën sot West Ham me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 32-të të Premier ligës dhe iu afruan titullit kampion anglez.
Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 18-të me golin e Luis Diaz. Andy Robertson shënoi autogol në minutën e 86-të me një reagim të ngathët, por tre minuta më vonë Virgil van Dijk shënoi për t’i dhënë fitoren Liverpool.
Skuadrës së trajnerit Arne Slot i kanë mbetur edhe gjashtë raunde të kampionatit, me 13 pikë përpara Arsenalit në vendin e dytë dhe janë në prag të fitimit të kampionatit të 20-të të Anglisë, që do ta barazonte me Manchester United, mbajtësin e rekordeve.
West Ham është i 17-ti me 35 pikë, 14 më shumë se Ipswich Town në vendin e 18-të, i cili ndodhet në zonën e rënies.
Chelsea barazoi, Tottenham humbi
Klubet londineze Chelsea dhe Tottenham kanë përjetuar pengesa të reja.
Chelsea barazoi në shtëpi me Ipswich me rezultat 2:2, ndërsa Tottenham humbi si mysafir ndaj Wolverhampton 4:2. Chelsea është i pesti me 54 pikë, një më pak se Manchester City në vendin e katërt dhe barazohet me Aston Vila-n e vendit të gjashtë, ndërsa Tottenham është i 15-ti me 37 pikë.
Rezultatet e raundit të 32-të:
Manchester City – Crystal Palace 5:2
(De Bruyne 33, Marmoush 36, Kovacic 47, McAtee 56, O’Reilly 79 / Eze 8, Richards 21)
Brighton – Leicester City 2:2 (Joao Pedro 31-11 m, 55-11 m / Mavididi 38, Okoli 74)
Nottingham Forest – Everton 0:1 (Doucoure 90+4)
Southampton – Aston Villa 0:3 (Watkins 73, Malen 79, McGinn 90+4)
Arsenal – Brentford 1:1 (Partey 61 / Wissa 74)
Wolverhampton – Tottenham Hotspur 4:2 (Ait Nouri 2, Spence 38-ag, Strand-Larsen 64, Cunha 86 / Tel 59, Richarlison 85)
Chelsea – Ipswich Town 2:2 (Cucurella 46, Sancho 79 / Enciso 19, Johnson 31)
Liverpool – West Ham United 2:1 (Diaz 18, Van Dijk 89 / Robertson 86-ag)
Sonte luajnë edhe Newcastle United – Manchester United.