Shkruan: Visar Ganiu – kryetar i Komunws sw Çairit
Komuna e Çairit, në bashkëpunim me NP “Shkupi i Vjetër”, në pajtim me nenin 5 të rregullores për largimin dhe ruajtjen e automjeteve motorike dhe të tjera, rimorkio dhe të ngjashme, të dëmtuara, të shkatërruara ose të braktisura në sipërfaqe publike, nis zbatimin e aksionit për largimin e tyre nga hapësirat publike.
📍 Pronarët e këtyre automjeteve janë të detyruar t’i largojnë vetë ato brenda afatit të përcaktuar. Në të kundërt, do të ndërhyjnë ekipet përkatëse për largimin e tyre.
ℹ️ Për më shumë informacione, qytetarët mund të drejtohen në hapësirat e NP “Shkupi i Vjetër” në objektin administrativ të Komunës së Çairit ose të kontaktojnë në numrin: 022603074.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Shpërndaje
Lajmet e fundit