Limani: Tregtarët e interesave kombëtare po viktimizohen, po frikësohen!

Shpërndaje

Ministri i Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani përmes një statusi në “Facebook”, ka komentuar panikun e Frontit Europian për të shkuar në zgjedhje lokale.

Sipas Limanit, ata (Fronti) po përgatitet të bojkotojë zgjedhjet përshkak të humbjes së kontrollit në terren dhe hetimeve, arratisjeve dhe burgosjeve.

Limani thotë se BDI-ja dhe Fronti po përdorin viktimizimin për të siguruar mbështetje popullore me qëllim shmangien e akuzave si tregtarë të interesave kombëtare

Reagimi i Fatmir Limanit

  • Humbja e kontrollit në terren si rezultat i mosrealizimit të premtimeve dydekadëshe, të cilat tejkaluan çdo normë të realitetit objektiv dhe të mundshëm për t’u realizuar.
  • Hetimet, arratisjet dhe burgosjet e figurave kryesore, të cilët ishin paraparë si kandidatë dhe financues kryesorë të zgjedhjeve lokale.
  • Zbrazja e vendit si pasojë e dëbimit të rinisë, për të mbajtur nën kontroll pushtetin absolut përmes trupës votuese të klasifikuar dhe të nënshtruar ndër vite me forma presioni, shantazhi dhe kushtëzimi.
  • Viktimizimi për të siguruar mbështetje popullore me qëllim shmangien e akuzave si tregtarë të interesave kombëtare dhe dënimeve për mitmarrje, korrupsion dhe shkelje të ligjit.
  • Ushtrimi i presionit përmes protestave dhe bojkotit, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për amnistimin e aktorëve të krimit, të cilët për dy dekada kanë shkatërruar ekonominë e vendit.
  • Paraqitja masive si shpëtimtarë të kombit, ndonëse nga pozitat e hajdutëve të pakrahasueshëm në histori, me synimin për t’u shfaqur si figura të ndriçuara kombëtare.

U SHPREHËN:

“Nëse dalim në rrugë (me kë…?), kthim prapa nuk ka…”

Shumë e vërtetë mirëpo, destinacioni nuk do të jetë rikthimi në shtëpi, por hapërimi përmes rrugës së “qoftëlargut”.

Ps: Vetëm durimi i thellë, urtësia e paepur dhe maturia e pakrahasuar mund t’i shpëtojë në këtë kohë.

 

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme