Ministri i Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani përmes një statusi në “Facebook” ka përuruar nisjen e punimeve në autostradën Tetov-Gostivar.
Limani si përfaqësues i Qeverisë dhe VLEN edhe zyrtarisht morri pjesë në gurthemelin e njêrës prej rugëve më të renëdesishme në vend.
Sipas Limanit, me këtë autostradë hapet një kapitull i ri në përparimin infrastrukturor të shtetit tonë!
Reagimi i plotë:
FILLON NDËRTIMI I AUTOSTRADËS TETOVË-GOSTIVAR!
Sot shënojmë fillimin e ndërtimit të autostradës Tetovë–Gostivar – pjesë e Korridorit strategjik 8. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një lidhje më të mirë, zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe një të ardhme më të fuqishme për rajonin.
Me këtë autostradë hapim një kapitull të ri në përparimin infrastrukturor të shtetit tonë!