Zhvillimi i infrastrukturës arsimore për fëmijët e moshës parashkollorë po vazhdon të jetë një ndër prioritetet kryesore të institucioneve në Maqedoninë e Veriut, nga ku Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani gjatë ditës së sotme ka deklaruar se deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit të 28 kapaciteteve të reja. Siç tha ai, deri më tani, janë ndërtuar kapacitete që mundësojnë akomodimin e rreth 1500 fëmijëve, ndërsa në ndërtim janë edhe 11 objekte të tjera që do të ofrojnë hapësirë për mbi 1100 fëmijë të tjerë.