Ministri i Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka njoftuar se ka realizuar takim me përfaqësuesin e Shoqatës të shtëpive private për të moshuar “Se Grizhime-Kujdesemi.
Sipas Limanit është ky një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të bashkëpunimit dhe realizimit të misionit të përbashkët.
Deklaron se me të kanë diskutuar për nevojën e miratimit të një Rregulloreje të re për normat dhe standardet për themelimin dhe funksionimin e institucioneve të mbrojtjes sociale për personat e moshuar.
Njoftimi i plotë;
BASHKË PËR JETË MË TË MIRË PËR TË MOSHUARIT
Takimi me përfaqësuesin e Shoqatës të shtëpive private për të moshuar “Se Grizhime-Kujdesemi” , ishte një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të bashkëpunimit dhe realizimit të misionit të përbashkët – jetë më të mirë dhe me dinjitet për personat e moshuar, të cilët janë hallkë kyçe në shoqërinë tonë.
Diskutuam për nevojën e miratimit të një Rregulloreje të re për normat dhe standardet për themelimin dhe funksionimin e institucioneve të mbrojtjes sociale për personat e moshuar, me qëllim modernizimin dhe harmonizimin e rregullores aktuale me Ligjin për mbrojtje sociale.
Punojmë me përkushtim për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për bashkëqytetarët tanë më të moshuar – duke siguruar jetë me dinjitet, siguri, kujdes shëndetësor dhe respektim të të drejtave të tyre.
Nëpërmjet dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara, do të ndërtojmë kushte moderne dhe të qëndrueshme për përkujdesje dhe mbështetje.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë mbetet partner i përkushtuar dhe i hapur, me qëllim të qartë: përkujdesja për personat e moshuar të jetë në nivel të lartë, në përputhje me nevojat dhe të drejtat e tyre reale.
Së bashku mundemi më shumë! Së bashku mundemi më mirë!