Ligji për Përfaqësim të Drejtë, Fetai: Vegël për planifikim të punësimeve bazuar në regjistrimin e popullsisë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Arben Fetai thotë se pr/ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të sigurojë punësime në sektorin publik, në kuadër të regjistrimit të fundit të popullsisë, përcjell TV21. Fetai thotë se zbatimi i ligjit do të monitorohet nga trupi koordinues që do të udhëhiqet nga një zëvendëskryeministër.

“Do të jetë mjeti, apo vegla për të planifikuar punësimet në sektorin publik, bazuar në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë. E dyta, në nivel politik, do të kemi një trup koordinues në kuadër të qeverisë, i cili do të kryesohet nga një zv/kryeministër me pjesëmarrje të ministrave përgjegjës, siç janë ministri i Administratës Publike, ministri i Financave, Agjencinë e Administratës”, tha Fetai.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse konstatohet mos-zbatimi i ligjit, Fetai tha:

“Ngelet të definohen këto gjëra në nivel të trupit koordinues dhe në nivel të qeverisë. Trupi koordinues do të jetë organi përfundimtar i cili miraton, siç e thash metodologjinë, raportet vjetore e kështu me radhë dhe do të marrë masa në nivel politik për të korrigjuar nën përfaqësimin, aty ku është e nevojshme dhe mos-zbatimin eventual të metodologjisë”, shtoi Fetai.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme