Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin për të shmangur tensionet e derbit ballkanas.
Vendimin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Serbisë, e cila përmes rrjeteve sociale se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.
Ndërkohë ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin “Dubočica”, në Leskovac.
“Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me UEFA, u arrit në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitić”, si objekti më i madh i futbollit në vend, do t’i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se më 14 tetor 2014 ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, u luajt në stadiumin e Partizanit të Beogradit.