Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka reaguar me një status duke komentuar largimin e Arben Taravarit nga VLEN.
Sipas Mexhitit, Taravari u ftua në VLEN për të qenë bartës i ndryshimit..
Thotë se euforia e Taravarit ka qené vetëm për kamera.
I ka kujtuar faktin e “efridolave”, që shpërndau në Gostivar edhe ose humbës.
“U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në. Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë.
Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë.
Dyftyrësia… nuk ia VLEN!”, ka shkruar Mexhiti