Largimi i Taravarit / Mickoski konfirmon fjalët e krerëve të VLEN: Bashkëpunimi me BDI i papranueshëm

Shpërndaje

Pasi Biall Kasami dhe krerët e tjerë të VLEN, qartësuan se Arben Taravari nuk ka vend në Qeveri në rast se bashkëpunon me BDI-në, të njëjtën sot e ka kumtuar edhe kryeministri Mickoski.

Por, ishte Biall Kasami ai që sê fundmi në Click Plus në TV21 tha se ështe koalicioni VLEN ai që vendos për fatin e shqiptarëve dhe për atë nëse Taravari do të mbetet ose jo në Qeveri.

Kasami tha se Taravari do të largohet nga Qeveria nëse vendos të bashkëpunojê me BDI-në.

Këte e kanë thënë edhe krerët e tjerë të VLEN.

E të njejtën deklaratë sot e përsëriti edhe kryeministri, duke dëshmuar kështu se marëdhënijet brenda koalicionit janë fantastike.

Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski duke potencuar se bashkëpunimi i Arben Taravarit me BDI-në është i pa pranueshëm ka zbuluar se ditën e nesërme do të takojë ministrin e Shëndetësisë dhe do të diskutojë me të.

Mickoski njoftoi se pas takimit të gjithë do ta mësojnë nëse Taravari mbetet ose do të largohet nga Qeveria.

“Nesër do të takohemi. Do ta dëgjoj nga ai se cili është qëndrimi i tij”, tha Mickoski, duke shtuar se për të, bashkëpunimi i mundshëm mes Taravarit dhe BDI-së është “i papranueshëm”.

Me këtë deklaratë të kryeministrit mund të nënkuptohet se Taravari si ministër po i kalon 24 orët e fundit sepse tashmë nuk është sekret se BDI-ja dhe Taravari kanë “koalicion” sepse tashmë edhe nuk fshihen dhe takohen bashkë edhe publikisht.

Rasti i fundit është në Sllupçan ku Taravari s’bashku me deputet u përshëndet me kreun e integristëve, Ali Ahmeti.

Ky nuk është rast i vetëm sepse dyshja Taravari-Ahmeti u takuan dhe përshëndetën edhe gjatë një takimi që patën javë më parë me ambasadorin shqiptar, Denion Meidani.

Informacionet jo-zyrtare flasin se Taravari ka kërkuar 6 komuna bashkëpunim me BDI-në.

E gjersa takohet dhe përshëndetet me kreun e BDI-së, Arben Taravari dje nuk u përshëndet fare me krerët e VLEN të cilët morrën pjesë në ceremoninë dhe gurthemelin e autostradës, Tetov-Gostivar.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme