“Daily Express” ka botuar, të mërkurën e 19 korrikut 1939, në ballinë dhe faqen Nr. 3, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretëreshën Geraldinë në Stokholm, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar
Stokholm, e martë. Ahmet Zogu i Shqipërisë, ish-rebel, ish-mbret, është duke shkuar për në Angli me kurorën në valixhen e tij për të udhëhequr jetën e një zotërie anglez. Ndërkohë, ai është vendosur me gruan e tij, Geraldinën, në suitën e dytë më të mirë, (18 £ në ditë) të një hoteli në Stokholm, me pamjen mjaft magjepsëse të pallatit të Mbretit të Suedisë përtej lumit. Suita më e mirë është rezervuar nga një turist amerikan. Zogu ende shpreson. “Unë jam ende një fuqi politike”, thotë ai.
Këtë mbrëmje me truprojën shqiptare rreth meje fola me ish-mbretëreshën në sallonin e suitës së tyre. Ajo flet me një theks të çuditshëm amerikano-shqiptar. Ajo po pret të vijë me padurim në Angli. “Ne do të vendosemi atje. Anglezët kanë zemra të ngrohta dhe unë i kam dashur gjithmonë. Atje do të jemi në gjendje të jetojmë të lumtur dhe të qetë dhe ta rrisim fëmijën tim ashtu siç duam”. Më pas, pas një reagimi të shkurtër të sekretarit, ajo shtoi: “Sigurisht, ne nuk planifikojmë të vendosemi për një kohë të gjatë. Shpresojmë të kthehemi shumë shpejt në Shqipëri. Burri im po punon që Shqipëria të rifitojë pavarësinë dhe ne do të kthehemi e të kurorëzohemi”.