Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një vizitë të veçantë në Itali, ku u prit me nderime nga përfaqësues të mërgatës shqiptare.
Pjesëtarët e diasporës shqiptare në Itali shprehën mirënjohjen e tyre për këtë vizitë, duke e konsideruar atë si një dëshmi të lidhjeve të forta ndërmjet institucioneve të RMV-së dhe shqiptarëve jashtë vendit. “Respekte të veçanta për kryetarin e Kuvendit që na nderoi me praninë e tij,” u shprehën përfaqësues të mërgatës.
Vizita e Gashit forcon më tej komunikimin dhe bashkëpunimin me diasporën, duke përçuar mesazhin e unitetit dhe vlerësimit për rolin e saj në jetën kombëtare.