Shkupi po përjeton një kthesë historike në skenën politike shqiptare! Pas dorëheqjes së deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Salim Sulejmani, peizazhi parlamentar ndryshon rrënjësisht, për herë të parë pas dy dekadash, Bashkimi Demokratik për Integrim humb epërsinë numerike në kampin politik shqiptar, ka shkruar në faqen e tij në facebook, gazetari nga Shkupi Mensur Krasniqi.
Sipas Krasniqit, koalicioni qeverisës VLEN tani zyrtarisht bëhet grupi më i madh parlamentar shqiptar me 10 deputetë, duke marrë epitetin e partisë më të fuqishme shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ky zhvillim shënon një fitore të madhe politike dhe morale për VLEN-in dhe për të gjithë ata që kërkuan ndryshim, transparencë dhe përfaqësim të denjë.
Reagimi i plotë:
Dorëheqja e deputetit të ASh-së, Salim Sulejmanit nga pozita e deputetit sjell një moment historik. Tashmë për herë të parë BDI pas dy dekadave nuk ka numrin më të madh të deputetëve shqiptarë.
VLEN-i me 10 deputet merr epitetin si partia më e madhe në bllokun politik shqiptar.