Yll Limani vjen këtë verë në Shkup për të sjellë një nga netët më të paharruara muzikore që ka përjetuar qyteti. Më 20 gusht, në Stadiumin e ARM-së, artisti i shumë hiteve do të performojë baladat e tij të njohura që kanë lënë gjurmë, shkruan Portalb.mk.
Përmes performancave ‘live’ Limani do të shoqërohet nga një bend prej 10 muzikantësh profesionistë.
“Ky koncert nuk është vetëm një ngjarje – është simbol i një epoke të re të zëshme, moderne dhe emocionale”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Biletat do të dalin në shitje të mërkurën, më 23 korrik nga ora 10:00, përmes platformave:
Avalonbooking.mk
Karti.com.mk
Rave-travel.com
Kick-tick.com
Çmimet e biletave janë:
Kategoria Parter: 1500 denarë (24.5 €)
Katagoria Fan Pit (vetëm 2000 bileta në dispozicion): 2500 denarë (40 €)
Organizatorët presin publik nga e gjithë Maqedonia dhe rajoni, ndaj bëjnë thirrje që biletat të sigurohen sa më shpejt, pasi interesi është i lartë.
Koncerti organizohet nga Avalon International Booking në bashkëpunim me Three60 Music dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të sezonit në kryeqytet.
Kujtojmë që Yll Limani pati dy natë të koncertit live dhjetorin e vitit të kaluar në Prishtinë.
