Këshilltari i VMRO-DPMNE-së Stefan Kirkov nga Qyteti i Shkupit ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të kryetares aktuale, Danella Arsovska.
Në fjalimin e tij, Kirkov e ka cilësuar Arsovskën si katastrofa më e madhe që I ka ndodhur ndonjëherë kryeqytetit.
“Qyteti i Shkupit ka duruar dhe përjetuar shumë katastrofa, pa pardon, do të them se katastrofë më të madhe se kryetarja aktuale e qytetit Danella Arsovska nuk ekziston. A e shihni si duket Shkupi momentalisht?”, ka deklaruar Kirkov.