Kërcënimet ndaj ish-deputetit Sulejmani, shenjë paniku në ASH-në e Taravarit?

Shpërndaje

Pas dorëheqjes së bujshme të ish-deputetit Salim Sulejmani nga Aleanca për Shqiptarët dhe pozita e tij në Kuvend, situata brenda ASH-së duket se po del jashtë kontrollit. Burime të afërta me ish-deputetin raportojnë për një seri kërcënimesh dhe presionesh të drejtpërdrejta nga aktivistë të linjës së Taravarit, të cilët duket se nuk e kanë përtypur dot vendimin e Sulejmanit për të mos u bërë pjesë e skenarit të afërt me BDI-në.

Sipas të njëjtave burime, kërcënimet kanë natyrë personale dhe politike, duke përfshirë presione ndaj familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kjo tregon jo vetëm degradimin e diskursit politik brenda ASH-së, por edhe frikën reale që ndjejnë strukturat aktuale nga ndikimi i figurave të pakorruptueshme si Salim Sulejmani.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme