Kryetari i komuns s Tetovs i shoqruar nga zv.kryeministri Izet Mexhiti kan promovuar nisjen e punimeve pr rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Jashtë Vardarit”, njofton gjurme.info
Kasami tha se VLEN për Tetovën – jo me fjalë të mëdha, por me punë të mëdha!
Shtoi se Pas shumë vitesh premtimesh boshe dhe harrese, më në fund një investim serioz, i denjë për qytetarët që nuk kanë kërkuar kurrë më shumë se dinjitet dhe shërbim të merituar.
Njoftimi i plotw:
Sot, së bashku me zvkryeministrin, Izet Mexhiti, jemi këtu për të përmirësuar jetën e qytetarëve!
Rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Jashtë Vardarit”
Tubacioni kryesor nga Kodra e Diellit deri në rezervuarin që mbush jetën
Investim total: mbi 80 milionë denarë që vijnë direkt për qytetarët, jo për marketing elektoral.
Qeverisja jonë është me zemër, me vullnet dhe me dinjitet!
Le të thonë ç’të duan ata që flenë mbi llafet që nuk i mbajtën kurrë! Ata që e lanë qytetin pa ujë, por jo pa fjalime!
Sot kemi një Komunë që nuk i kthen sytë nga pas, por sheh përpara!
Tetova nuk pret më! Tetova ecën!