Kasami viziton mjeshtrin e çiftelisë Isak Abduramani në Vicë

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për edhe një mandat, Bilall Kasami, sot pasdite vizitoi konakun e Isak Abduramanit në fshatin Vicë. Në punëtorinë e tij, ku lindin tingujt e çiftelisë, Kasami u njoh nga afër me punimet dhe trashëgiminë kulturore që Abduramani përcjell ndër breza.

“Çiftelia për Isakun nuk është thjesht vegël muzikore, por frymëzim, trashëgimi dhe gjurmë që mbeten në zemrat e njerëzve. Mirënjohës për këtë trashëgimi shpirtërore që po u lë brezave,” u shpreh Kasami.

Abduramani ndau me mysafirët kujtime nga periudhat e vështira që ka kaluar, duke theksuar dashurinë për tokën, njerëzit dhe vlerat e lirisë e drejtësisë, të cilave i ka qëndruar besnik pavarësisht përndjekjeve nga regjimi jugosllav.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme