Kryetari i Komunës së Tetovës së bashku me administratën komunale dhe shkollat komunale kanë organizuar sot aksion të përbashkët ekologjik, aksion përmes të cilit u pastruan disa lokacione.
Kreu i Tetovës pas aksionit ka thënë se Tetova po ndryshon për çdo vit.
Sipas Kasamit vetëm sot janë mbledhur mbi 200 qese me mbeturina përgjatë rrugëve në një kohë shumë të shkurtër. Kasami thotë se kjo është tregues se me një angazhim të përgjithshëm mund ta bëjmë Tetovën,
Statusi i plotë:
Bashkë me të punësuarit në administratën komunale, drejtorët e ndërmarrjeve, të punësuarit në ndërmarrjet publike si dhe me stafin dhe nxënësit e shkollave të mesme sot ishim pjesë e aksionit “Fundjavë gjenerale” një aksion për të sensibilizuar opinionin që të gjithë të kujdesemi për një qytet të pastër dhe pa mbeturina. Është e pamundur që të punësuarit në Ndërmarrjen Komunale Publike të mbajnë qytetin të pastër nëse edhe Ne si qytetar nuk kujdesemi për ambientin që na rrethon, për rrugët që për çdo ditë i frekuentojmë si dhe për hapësirat përpara lokaleve të cilat janë pasqyre e çdo njërit nga ne. Vetëm sot kemi mbledhur mbi 200 qese me mbeturina përgjatë rrugëve në një kohë shumë të shkurtër dhe kjo flet se me një angazhim të përgjithshëm mund ta bëjmë Tetovën, një qytet të pastër me hapësira të gjelbërta dhe pa mbeturina.
Tetova për çdo vit po ndryshon dhe ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e çdo aksioni për pastrimin e qytetit dhe natyrës.