Kasami takon profesoreshën Miqereme Rusi: Frymëzim nga një grua që ka kontribuar për arsim

Shpërndaje

Gjatë aktiviteteve të fushatës, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim frymëzues me profesoreshën e njohur Myqereme Rusi. Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka vlerësuar kontributin e saj shumëvjeçar në dy prej fushave më të rëndësishme për shoqërinë – arsimin dhe emancipimin e gruas shqiptare.

“Takime të tilla të kujtojnë sa shumë vlen përvoja e grave që kanë kontribuar me dije, guxim dhe përkushtim, nga të cilat gjithmonë ke çfarë të mësosh, por edhe si të frymëzohesh,” ka shkruar Kasami.

Ai ka theksuar se përvoja dhe përkushtimi i figurave si profesoresha Rusi mbeten shembull për brezat e rinj dhe nxitje për vazhdimin e përpjekjeve drejt një shoqërie më të barabartë e më të arsimuar.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme